Zyra për komunitete dhe kthim
Drejtori i Zyrës për Komunitete dhe kthim - Lulzim Peci
Kontakti: lulzim.b.peci@rks-gov.net
Fushëveprimi i punës së zyrës për komunitete dhe kthim:
- Zhvillon politika dhe promovon rregulloret ligjore lidhur me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, përfshirë të drejtën e kthimit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe akte tjera ligjore e nënligjore;
- Promovon krijimin e kushteve të favorshme për kthim dhe mundëson të drejtën e kthimit;
- Krijon kushte për ndërtimin e besimit, dialogut dhe pajtimit në mes të bashkësive;
- Mundëson dhe kryen monitorimin e zbatimit të Strategjisë së Qeverisë për Kthim dhe afërsinë ndaj komuniteteve;
- Zhvillon programe për lehtësimin e reintegrimit të barabartë të të gjitha komuniteteve të cilat momentalisht banojnë në territorin e komunës dhe mundëson kthim të qëndrueshëm të personave të zhvendosur dhe refugjatëve;
- Kujdeset për atë që politika në nivel komunal të përfshijë masa mbrojtëse lidhur me mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve sikurse që janë të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe të drejtën në kthim të zhvendosurve, lirinë e tyre të lëvizjes, përdorimin e gjuhës amtare, lirinë e shprehjes, qasjen e barabartë në informata, shërbime komunale, banim të qëndrueshëm, organe gjyqësore dhe institucione tjera;
- Propozon strategji komunale për kthim të cilat përfshijnë hapa dhe masa të cilat kanë për qëllim mbrojtjen efikase të të drejtave dhe interesave të kthyerve si dhe kujdeset për zbatimin e Strategjisë në praktikë;
- Përcjellë dhe mirëmban kornizën e të kthyerve ashtu që të mund të arrij të siguroj të qasjen e bazuar në të drejtat të cilat ju përgjigjen nevojave të personave të zhvendosur, bashkëpunon me Ministrinë për kthim dhe komunitete, si dhe me organizatat dhe agjencitë qeveritare dhe joqeveritare;
- Regjistron të gjithë të kthyerit dhe të zhvendosurit në territorin e komunës dhe propozon masa për kujdesin ndaj tyre dhe reintegrimin në shoqëri;
- Kryen detyra të tjera të përcaktuara në bazë të rregulloreve në fuqi dhe për punën e saj i raporton kryetarit.