Zyra për çështje juridike

Zyra për Çështje juridike

 

Fushëveprimi i punës së Zyrës për Çështje juridike:

  • Përgaditja e akteve juridike dhe strategjive të domosdoshme për punën e administratës së Komunës, dhënie e këshillave juridike, rekomandime, udhëzime dhe mendime të cilat kërkohen nga ana e njësive organizative dhe zyrtarëve brenda Administratës së Komunës;
  • Siguron mbështetjen ligjore për pranim dhe përgjigje në ankesa;
  • Bashkëpunon me institucione të tjera të nivelit qendror dhe lokal në krijimin e infrastrukturës ligjore;
  • Harton propozime për vendime dhe materiale të ndryshme me kërkesë të Kryetarit dhe drejtorëve të departamenteve të Komunës, veçanërisht me Shërbimin e Administratës;
  • Punon në harmonizimin e rregulloreve, udhëzuesve dhe rregulloreve tjera ligjore të miratuara nga ana e KK dhe organet ekzekutive, në përputhje me ligjet; 
  •  Ndihmon departmentin e administratës së përgjithshme dhe shërbimin për punë të kuvendit në hartimin e akteve;
  • Përfaqëson Komunën para gjykatave të Kosovës dhe merr pjesë në zgjidhjen e konteksteve juridike rreth pronave; 
  • Merret me punët juridike të pronave;
  • Jep mendime profesionale dhe sqarime lidhur me rregulloret kryesore joligjore;
  • Drejton proceset juridike lidhur me lëndët në fushën e tokës ndërtimore, nxjerr vendime, kryen përpunimin e lëndëve lidhur me vërtetimin e tokës, dhënies/marries me qira të tokës tjetër ndërtimore.
  • Zhvillon procesin e shpronësimit;
  • Ekzekuton dhe punë të tjera të kësaj fushe me kërkesën e kryetarit.
Pax logo Logo projekta Nsi logo