Zyra e prokurimit publik

Drejtoresha e Zyrës së Prokurimit Publik - Maja Popović

 

Kontakti: maja.popovic@rks-gov.net

 

Fushëveprimi i punës së Zyrës së Prokurimit Publik

  • Është përgjegjëse për kryerjen e punëve të prokurimit publik në mënyrë ligjore, transparente dhe në kohë sikurse është e paraparë me Ligjin për Prokurim Publik;
  • Kordinon punët e saj me shërbyesit e departmentit për ekonomi, financa dhe buxhet;
  • Kujdeset për plotësimin e kushteve për ekonomi efektive, përdorim të suksesshëm dhe transparent të mjeteve financiare të komunës të cilat janë të destinuara për prokurim publik:
  • Kryen punët e prokurimit publik për administratën e komunës si shfrytëzues i mjeteve të buxhetit;
  • Përgaditë modelet e dokumentave të tenderimit dhe kontratat për tërë prokurimin publik në bazë të Ligjit për Prokurim Publik, si dhe në bazë të konsultimeve të kryera me njohësit e rregulloreve nga fushat për të cilat kryhet prokurimi publik;
  • Koordinon punën dhe aktivitetet lidhur me përgaditjen e dokumenteve për tenderim me Komisionin e Prokurimit Publik
  • Përgaditë thirrjet publike dhe ftesat për mbledhjen e ofertave për prokurim publik dhe mban evidence lidhur me ditën dhe orën e pranimit të ofertës;
  • Mbledh ofertat në bashkëpunim dhe në koordinim me kryetarin e Komisionit për Prokurim Publik;
  • Merr pjesë në punën e Komisionit për Prokurim Publik;
  • Njofton të gjithë ofertuesit mbi ndarjen e kontratës për prokurim publik;
  • Harton raport të detajizuar për çdo procedurë të kryer të prokurimit publik dhe pas nënshkrimit nga anëtarët e komisionit të njejtin ju dorëzon personave përgjegjës.
  • Kryen verifikimin formal dhe analizën para çdo prokurimi publik dhe paraqet thirrjen për mbledhjen e ofertave;
  • Përcjellë ekzekutimin e gjithë prokurimit publik në përputhje me kontratat e arritura;
  • Siguron raportet për secilin furnizim në procedurën e prokurimit publik;
  • Mban evidencë të veçantë për kontratat e arritura në prokurimin public: të mallrave, shërbimeve dhe punëve;
  • Kryen arkivimin e dokumenteve; 
  • Është përgjegjëse për ruajtjen e fshehtësive biznesore të ofertuesve;
  • Kujdeset për planifikimin e suksesshëm të prokurimit publik me qëllim të zvogëlimit të mundësive që prokurimi publik të mos bëhet në përputhje me ligjin, dhe e tëra kjo me qëllim të shmangies së gabimeve, shpenzimit joadekuat të mjeteve të buxhetit, përsëritjes së procesit, pranimit të numrit të mjaftueshëm të ofertave.
  • Jep pëlqimin tek shfrytëzuesit e buxhetit për nisjen e procedurës së prokurimit publik për vlera të mëdha dhe të vogla sipas dokumentacionit të dorëzuar paraprakisht;
  • Vërteton ligjshmërinë dhe drejtësinë e procedurës së zbatuar të prokurimit publik dhe parandalon çdo formë të diskriminimit;
  • Harton një raport përmbledhës lidhur me kontratat e dhëna për prokurimin publik në komunë për vitin e kaluar dhe këtë raport ia dorëzon kryetarit; 
  • Merr pjesë në përgaditjen e planit të prokurimit publik për vitin e ardhshëm për nevojat e Administratës së Komunës, të gjitha këto në bashkëpunim të ngushtë me njësitë e Administratës së Komunës;
Pax logo Logo projekta Nsi logo