Zyra e auditorit të brendshëm

Zyra e Auditorit të Brendshëm

 

Fushëveprimi:

  • Kontrolla e brendshme (auditori i komunës) është organ këshillues dhe i pavarur i cili mundëson kontrollë objektive të punës së Administratës së Komunës dhe e cila është themeluar në bazë të Ligjit për Qeverisje Lokale (Neni 26);
  • Kontrolla e brendshme bëhet me qëllim të përmirësimit dhe ngritjes së efikasitetit të punës së qeverisjes lokale në përputhje me parimin e qeverisjes dhe menaxhimit të mirë;
  • Kontrolla e brendshme, apo Auditori i Brendshëm ndihmon qeverisjen e komunës që të plotësoj aspiratat e saj për qeverisje të mirë e cila është në përputhje me ligjin, duke i ofruar asaj qasje afatgjatë, të qëndrueshme dhe të disciplinuar në vlerësimin dhe përmirësimin e qeverisjes dhe menaxhimit me rreziqet lidhur me menaxhimin, kontrollën efikase dhe procesin e udhëheqjes.   
  • Auditori i Komunës kryen kontrollën e shpenzimit të mjeteve të buxhetit me qëllim të dhënies së qëndrimit kualitativ, objektiv, të paanshëm dhe profesional sa i përket analizës së shpenzimeve, si dhe shërbime të sigurta dhe këshilluese për organizatën buxhetore brenda kapaciteteve të disponueshme;
  • Auditori komunal vlerëson efektivitetin e menaxhmentit të kontrollës, politikat dhe planet e organizimit të buxhetit me qëllimin e përshtatjes së tyre që në mënyrë të sukseshme të kryejnë punën. 
  • Auditori I komunës ndihmon në udhëheqje dhe në marrjen e vendimeve të drejta me qëllim të shfrytëzimit më adekuat të burimeve dhe të hollave të tatim paguesve; 
  • Auditori komunal në mënyrë indirekte u ndihmon njësive të Administratës së Komunës që në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me ligjin të kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre;
  • Të gjithë të punësuarit në Administratën Komunale janë të detyruar të dhënë Auditorit Komunal në kontrollë të gjitha dokumentet dhe informacionet sipas kërkesës së tij;
  • Shërbimi i kontrollës së brendshme, poashtu Auditori i Komunës është i pavarur në kryerjen e kontrollës së Komunës;
  • Shërbimi i kontrollës së brendshme, poashtu Auditori i Komunës në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre bashkëpunojnë ngushtë me Komisionin Qendror të Revizionit;
  • Auditori komunal dorëzon raportin për punën e Qeverisë/Administratës Lokale Kryetarit.
Pax logo Logo projekta Nsi logo