Zv. kryetari për komunitete

Roli i nënkryetarit për komunitete

  • Në komunat ku më së paku dhjetë përqind (10%) e qytetarëve ju takojnë komuniteteve jo shumicë, emërohet një përfaqësues për komunitete.
  • Nënkryetari për komunitete emërohet në të njëjtin mandat me atë të kryetarit.
  • Emërimi dhe shkarimi i nënkryetarit për komunitete propozohet nga ana e kryetarit të komunës dhe duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve pjesëmarrës të Kuvendit Komunal, të cilët kanë të drejtë vote dhe ju takojnë komuniteteve jo shumicë.  
  • Nënkryetari për komunitete ndihmon kryetarin duke ofruar këshilla dhe udhëzime lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet jo shumicë.
  • Me lirimin e vendit të nënkryetarit për komunitete, kryetari emëron nënkryetarin e ri për komunitete jo më vonë se tridhjetë ditë nga lirimi i vendit.
  • Lidhur me konfliktin e interesit për kryetarin vlen mutatis mutandis apo rregullat e njejta sikur dhe për nënkryetarin për komunitete.
Pax logo Logo projekta Nsi logo