Të drejtat e përdorimit

Për zgjidhjen e problemeve tuaja mjafton të plotësoni kërkesën në sajtin ezvecan.com.

I tërë sistemi është krijuar që t’ju shërbejë juve dhe si i tillë është në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë.

Ekipet kujdestare të shërbimeve publike dalin në terren brenda afatit sa më të shkurtë kohor.

Në afat prej 48 orësh do të merrni përgjigje mbi statusin e zgjidhjes së problemit tuaj.
Zhvillimi i sistemit 48 e ngre pozitën e qeverisjes sonë lokale dhe me këtë vazhdon të jetë larg përpara komunave të tjera, gjë që do të na mundësojë tërheqjen e investimeve të huaja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Sistemi 48 paraqet sistemin e informacionit në të cilin problemet e qytetarëve zgjidhen në afat prej 48 orësh. Shërben për qeverisje më të mirë me komunën dhe kontroll cilësor të ndërmarrjeve publike.

Duke e njësuar punën e të gjitha ndërmarrjeve publike të Komunës, Sistemi 48 mundëson zgjidhjen e problemeve dhe të kërkesave të qytetarëve, disponimin me burimet në mënyrë të re, moderne dhe funksionale, të bazuar me theks të veçantë në të dhënat dhe faktet teknike.

Sistemi është plotësisht në funksion të qytetarëve të cilët me ndihmën e tij më lehtë dhe më shpejt i zgjidhin problemet nga domeni i ndërmarrjeve komunale.

Nëse dëshironi që referenti t’ju informojë mbi  statusin e kërkesës së dorëzuar, jepini të dhënat ashtu që referenti të mund t’ju përgjigjet (telefonin ose e-mailin).

Çdo kërkesë e dërguar përmban aprovimin e personit i cili e ka dorëzuar kërkesën, se të dhënat personale që ka dërguar do të përdoren në përputhje me rregullat e faqes sonë.

Pax logo Logo projekta Nsi logo