Për Zveçanin

Komuna e Zveçanit gjendet në pjesën veriore të Kosovës. Shtrihet në një hapësirë prej 122 km² (kilometra katrorë) ku përfshihen qyteti i Zveçanit dhe 35 fshatra. Sipas të dhënave nga faqja e komunës, popullsia e tërësishme vlerësohet të jetë 16.650 banorë.

 

Struktura demografike

 

•Serb të Kosovës: mbi 16.000 banorë në qytet dhe në 32 fshatra;

•Shqiptar të Kosovës: mbi 500 banorë; në fshatrat Boletin, Lipë dhe Zhazhë;

•Romë, Boshnjak dhe Goranë të Kosovës rreth 150 banorë në qytet dhe fshatra.

 

Pas konfliktit, komuna është rritur për 3750 banorë të cilët janë persona të zhvendosur nga Kroacia dhe të cilët banojnë në prona private dhe në qendra kolektive.

 

Ekonomia

 

Ekonomia e Komunës së Zveçanit kryesisht mbështetet në sektorin publik dhe falë prodhimit dhe riciklimit të akumulatorëve, bujqësisë dhe ndërmarrjeve të vogla tregtare.  Ekzistojnë 62 ndërmarrje të regjistruara të cilat veprojnë në komunë. Nuk ka të dhëna të besueshme lidhur me numrin e të punësuarve në sektorin privat.

 

Infrastruktura

 

Gjendja e përgjithshme e infrastrukturës në Komunën e Zveçanit është vlerësuar si e mirë. Pjesa më e madhe e rrugëve kryesore të cilat lidhin fshatrat e mëdha me qendrën e qytetit janë të asfaltuara. Nga 35 fshatra të Zveçanit, 3 janë të lidhura në ujësjellësin dhe kanalizimin regjional të Mitrovicës, ndërsa fshatrat tjera kanë ujësjellësin dhe kanalizimin e vet. Të gjitha fshatrat janë të kyçura në sistemin për furnizim me energji elektrike.

 

Shëndetësi

 

Sistemi i kujdesit primar mjekësor përfshin një qendër të shëndetësisë dhe katër shtëpi të shëndetit. Sektori i shëndetësisë ka 167 të punësuar, përfshirë mjekë, infermierë dhe personelin ndihmës.

 

Arsimi

 

Ekzistojnë tri shkolla fillore, me përafërsisht 800 nxënës dhe 76 mësimdhënës; një shkollë e mesme me 254 nxënës dhe 38 mësimdhënës dhe një kopsht me 240 fëmijë, të cilët e ndjekin mësimin sipas plan-programit në gjuhën serbe.

 

Objektet fetare e kulturore

 

Kalaja mesjetare në Zveçan dhe Manastiri serb-ortodoks në Banjë klasifikohen si zona nën mbrojtje të veçantë. Përveç kësaj, në territorin e Komunës ekzistojnë edhe tjera zona nën mbrojtjen e veçantë, e cila përbëhet nga manastiri serb-ortodoks dhe trashëgimia e shqiptarëve të Kosovës, “Kompleksi memorial Isa Boletini” e klasifikuar si e tillë për arsye territoriale.

 

*Informacionet janë marrë nga publikimi “Profili i  Komunës” të cilin e ka publikuar Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal

Pax logo Logo projekta Nsi logo