Pamjet e Zveçanit

Manastiri i Banjës

 

Manastiri I Shën Stefanit në Banjë është i njohur edhe si Manastiri i Banjës, i cili ndodhet 13 km në veri-perëndim të Zveçanit, skaj malit të Rogoznës. Është dhuratë e Mbretit Stefan Urosh II Milutin. Ndërtimi i Manastirit i takon periudhës 1313-1318. Manastiri i Banjës i ka kaluar 520 vjet në rrënoja, populli ka vizituar vetëm muret. Është renovuar përsëri në vitin 2004, kur në të janë mbledhur murgjër të rinj. Manastiri menjëherë pas themelimit është bërë qendër shpirtërore e serbëve në Kosovë. Gjatë vitit 2006 ka filluar renovimi i kishës dhe i kompleksit të gjerë të manastirit.

 

Manastiri i Sokolicës

 

Manastiri I Sokolicës ndodhet 7 kilometra nga Zveçani, në fshatin Boletin, rrënzë kodrës Sokolica. Lidhur me të nuk ekziston pothuajse asnjë e dhënë. Themelues me siguri është ndonjë qiradhënës. I është përkushtuar mbulesës së Virgjëreshës së Shenjtë. Nga viti 1956 Sokolica është manastir i grave. Sot ky manastir njihet si qendër e rëndësishme e ikonografisë dhe pikturave të freskave.

 

Manastiri Uji i Virgjër

 

Në kilometrin e 9-të të rrugës Zveçan–Zubin Potok në shpatet e kodrës së quajtur Kremeshtak, në vendin e madh të dhuruar afër Zveçanit, i cili në mënyrë simbolike është quajtur “Uji i Virgjër”, ku ekziston burimi i ujit çudibërës e shërues, është ndërtuar kisha dedikuar Virgjërës Mari dhe Ikonës së saj Trojeruçicës, ndërtimi i të cilës është bërë nga viti 2002 deri më 2006 dhe është shenjtëruar më 25 korrik 2006.

 

Kalaja e Zveçanit

 

Qyteti mesjetar i Zveçanit, sikurse edhe të gjitha qytetet e asaj kohe, është ngritur në lartësinë e vështirë për t’iu ngjitur, e cila bazohet në arkitekurën e periudhës së hershme të Bizantit, ndërsa sipas disa të dhënave, edhe pse të mangëta, qysh nga periudha romake. Si fortifikatë strategjike Zveçani përmendet në vitin 1092 dhe 1093 në hapësirat ku janë kryqëzuar rrugët nga veriu në jug me rol të rëndësishëm strategjik në kuptimin ushtarak e tregtar.

Qyteti është zgjeruar shkallë-shkallë dhe e ka fituar rëndësinë e tij në kohën e shtrirjes së shtetit serb në luftën kundër Bizantit.

Pax logo Logo projekta Nsi logo