Kabineti i kryetarit
Vučina Janković mban detyrën e kryetarit të Komunës së Zveçanit nga viti 2013. Si kandidat i Listës Serbe është rizgjedhur në zgjedhjet lokale 2017. Ka përfunduar masterin në studimet e juridikut në Fakultetin Juridik të Prishtinës me lokacion të përkohshëm në Mitrovicë. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve..
Kontakti: vucina.jankovic@rks-gov.net
Roli i kryetarit
Kryetari zgjidhet drejtpërdrejtë nga zgjedhjet në përputhje me ligjin për zgjedhjet lokale. Mandati i kryetarit zgjatë katër vite.
Kryetari kryen përgjegjësitë e mëposhtme:
• Përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj;
• E udhëheqë dhe qeverisë me qeverisjen lokale, bën menaxhimin e financave të Komunës;
• Kryen të gjitha kompetencat të cilat nuk janë në mënyrë të veçantë të ndara për Kuvendin e Komunës dhe asamblistët e saj;
• Ekzekuton vendimet e Kuvendit të Komunës;
• Emëron dhe shkarkon zëvendësit e tij;
• Emëron dhe shkarkon drejtorët e komunës;
• Organizon dhe menaxhon politikat e komunës;
• Propozon rregullore dhe akte tjera komunale për miratim nga Kuvendi i Komunës;
• Propozon plane për zhvillim të komunës, rregullim dhe investime;
• Propozon buxhetin vjetor për miratim nga Kuvendi i Komunës dhe menaxhon me buxhetin e saj;
• Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën financiare – ekonomike dhe zbatimin e planeve komunale për investime të paktën një herë në gjashtë muaj apo aq shpesh sa kërkon Kuvendi Komunal;
• Mund të kërkoj nga Kuvendi Komunal, vetëm një herë të shqyrtoj aktet komunale nëse konsideron që ai akt i shkel ligjet në fuqi;
• E konsulton zëvendësin e kryetarit për pakica lidhur me çështjen që kanë të bëjnë me komunitetet jo shumicë;
• Aktivitete të tjera të cilat i janë ndarë atij/asaj nga ana e Kuvendit Komunal.
Kabineti i kryetarit përbëhet nga:
- Zyra për burime njerëzore
- Zyra e Prokurimit
- Zyra e auditorit të brendshëm
- Zyra për informim publik
- Zyra për çështje juridike
- Zyra për komunitete dhe kthim