Drejtoria për rini dhe sport

Departmenti për Rini dhe Sport është formuar.

Struktura organizative e Departmentit për Rini dhe Sport

Shërbimi për rini dhe sport: Udhëheqes i sektorit për Kulturë, Rini dhe Sport

  •  Siguron burime për mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e objekteve sportive në Komunë;
  • Siguron kushte për punë të të rinjëve me talent në sport;
  • Organizon dhe zbaton programe sportive, aktivitete dhe manifestime në përputhje me nevojat e qytetarëve;
  • Ofron mbështetje për aktivitetet rinore e sportive;
  • Siguron burime për financim dhe nën financim të projekteve nga fusha e sportit;
  • Siguron kushte për punë dhe realizim të programeve dhe aktiviteteve sportive gjatë pushimeve dimërore e verore;
  • Ndan çmime dhe mirënjohje për arritjet nga fusha e sportit;
  • Kujdeset për formimin e organizatave rinore, përmes punës së të cilave të rinjët do të marrin pjesë në punën e qeverisjes lokale dhe do të ndikojnë në marrjen e vendimeve me rëndësi për zbatimin e programit për të rinjë;
  • Përcjellë dhe koordinon punën e ekipeve dhe organizatave sportive, shoqatave dhe organizatave rinore dhe kujdeset që të përmbushë nevojat e të njejtave. Rekomandon dhe ndihmon subjektet e njejta në mirëmbajtjen e investimeve dhe shqyrton nevojat për investime të reja në fushat e përmendura;
  • Kryen detyra të tjera në përputhje me ligjin, statusin dhe vendimet e Komunës, me urdhër të Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë të Departmentit.
Pax logo Logo projekta Nsi logo