Drejtoria për integrime europiane dhe zhvillim ekonomik

Departmenti për Integrime Evropiane dhe Zhvillim Ekonomik janë të formuara.

Struktura organizative e departmentit

Shërbimi për eurointegrime

  • Zyra për Integrime Europiane bashkëpunon ngushtë me Agjencionin Europian për Integrime(EA),me qëllim të harmonizimit të aktiviteteve në kuadër të procesit të integrimeve evropiane;
  • Kordinon zbatimin e detyrave të Komunës të cilat rrjedhin nga plani i veprimit për partneritet europian;
  • Monitoron dhe raporton lidhur me aktivitetek e qeverisjes lokale në lidhje me obligimet që ka ndaj dokumentave stretegjike të Qeverisë së Kosovës;
  • Bashkëpunon ngushtë me organet qendrore me qëllim të arritjes së zbatimit të dokumenteve strategjike të Qeverisë;
  • Siguron informacione dhe komunikim intenziv brenda komunës, lidhur me aktivitetet të cilat janë të lidhura me çështje evropiane;
  • Përgaditë reporte tremujore për aktivitetet e saj në planin e integrimeve europiane.
  • Për punën e saj i përgjigjet drejtorit të departmentit.

Shërbimi për zhvillim ekonomik

  • Harton plane dhe strategji për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të komunës dhe plane konkrete për zhvillim industrial;
  • Harton plane për shfrytëzimin e burimeve ekonomike brenda komunës;
  • Krijon kushte të volitshme për arritjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;
  • Krijon kushte të domosdoshme për zhvillimin e partneritetit qeverisje komunale – shoqërinë e ndërmarrësve, ndërmarrës potencial dhe donatorëve lokal e ndërkombëtar;
  • Tërheqja e investitorëve lokal dhe ndërkombëtar;
  • Ofrimi i përkrahjes subjekteve të përkohëshme në nivel lokal;
  • Rrjetëzimi me institucione në nivel lokal dhe ndërkombëtar;
  • Merr pjesë në përgaditjen e marketingut dhe aktiviteteteve promovuese;
  • Zhvillimi i partneritetit në mes të sektorit publik dhe privat;
  •  Përkrahje për të papunët.
Pax logo Logo projekta Nsi logo