Drejtoria për arsim
Departmenti për Arsim është i formuar.
Struktura organizative e Departamentit të Arsimit
Shërbimi për arsim: Zyrtar për arsim të ulët dhe të mesëm (Zyrtar për arsim)
- Kujdeset për gjendjen e objekteve shkollore (ndërtimet e reja dhe rindërtimin e objekteve shkollore ekzistuese);
- Kujdeset për mirëmbajtjen e objekteve shkollore;
- Kujdeset për pajisjen e shkollave me inventarin dhe pajisjet e nevojshme për mësimin në shkollë;
- Kujdeset për pagesat e kostove të shërbimeve për institucionet e kujdesit shëndetësor;
- Siguron që mësimi shkollor të kryhet në kushte të favorshme të punës (ngrohje, kushte higjeno-sanitare, ndriçim, etj.);
- Emëron Bordin e Shkollës;
- Siguron burime për zhvillimin profesional të stafit mësimdhënës;
- Kujdesuet për edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta;
- Mban të dhëna për persona analfabetë dhe persona pa arsim fillor të plotë;
- Ndan çmime dhe miënjohje në fushën e arsimit;
- Organizon aktivitete edukative dhe veprime që synojnë të inkurajojnë zhvillimin për të parandaluar sjelljen destruktive të fëmijëve dhe adoleshentëve;
- Ndihmon Drejtorin e Arsimit në përgatitjen dhe shpalljen e vendeve të lira të punës për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në komunë, si dhe vendet e lira të punës për personelin mësimdhënës dhe ndihmës, në përputhje me Ligjin e Arsimit në fuqi, Ligjin e Punës dhe akte të tjera ligjore dhe rregullore.