Drejtoria për administratë të përgjithshme dhe burime njerëzore

Drejtoria për administratë të përgjithshme dhe burime njerëzore: Ranko Nedeljković

Kontakti: rankomilos@yahoo.com

Struktura Organizative e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme dhe Burime Njerëzore

Qendra e shërbimit për qytetarë

  • Sigurimi i informacionit për qytetarët dhe personat juridikë për mënyrën dhe procedurën e ushtrimit të të drejtave të tyre përpara organeve të administratës komunale;
  • Sigurimi i informacionit për qytetarët për çështje që janë në kompetencë të departamenteve komunale dhe kuvendit komunal;
  • Ofron ndihmë administrative për palët;
  • Pranimi i menjëhershëm i palës të ushtrojnë të drejtat para organeve të administratës komunale;
  • Klasifikimi i çështjeve sipas lëndës dhe sipas departamenteve të administratës komunale;
  • Regjistrimi i lëndëve në regjistrimet themelore nga sistemi i skedarëve;
  • Kombinimi i akteve dhe paraqitja e çështjeve dhe akteve pranë organeve të administratës komunale
  • Njoftimi i palëve mbi statusin e zgjedhjes së kërkesave të tyre;
  • Lëshimi i akteve për qytetarët që është vendosur mbi kërkesat e tyre (vendime, leje, miratime, çertifikata, vërtetime, etj.);
  • Pranimi I vërejtjeve, sygjerimeve dhe sygjerimeve të qytetarëve;
  • Aktivitete të tjera në këtë fushë në përputhje me Ligjin dhe Statutin e Komunës.

Regjistrimi civil

  • Regjistron lindjet, martesat dhe vdekjet në librat amë;
  • Kryen detyra që lidhen me njohjen e atësisë dhe përcaktimin e emrit të fëmijëve
  • Bën ndryshime dhe regjistrime pasuese në libra amë;
  • Regjistron fëmijët e lindur jashtë Kosovës;
  • Plotëson fletët e statistikave për të gjitha regjistrimet e rregullta;
  • Mban shënime për birësime;
  • Përgaditë raportet dhe i dorëzon ato tek autoritetet kompetente;
  • Dorëzon çertifikatat e lindjes për regjistrimet e vitit aktual tek autoriteti kompetent me qëllim të përcaktimit të identitetit unik të qytetarit - JMBG;
  • Lëshon çertifikatat e lindjes dhe mban shënimet e çertifikatave të lëshuara;
  • Mban raporte për martesat e realizuara dhe divorce, dhe, në përputhje me rrethanat, bën ndryshime të përshtatshme në regjistrat e lindjes së të lindurve, martuarve dhe të ndjerëve;
  • Lëshon vërtetimin se një person është në jetë;
  • Lëshon çertifikatë të banimit, bashkësisë familjare gjendjes martesore, qëndrim të përkohshëm;
  • Lëshon çertifikatën e identitetit
  • Lëshon çertifikatën e kujdestarisë ndaj anëtarëve të familjes
  • Lëshon çertifikatën familjare për pensionerë
  • Kryen verifikimin e fotokopjeve të dokumentave në bazë të origjinalit
  • Lëshon çertifikatat e lindjes, vdekjes, martesës
  • Lëshon çertifikatat e vdekjes
  • Kryen martesa edhe me një shtetas të huaj;
  • Regjistron martesat jashtë Kosovës;
  • Lështon çertifikatat e shtetësisë;
  • Ndryshon emrin personal;
  • Bën ndryshime të tjera specifike dhe mbi baza ad hoc.

Arkiva:

  •  Pranimi i lëndëve të kryera në arkiv;
  •  Ndarja e lëndëve sipas shenjave të klasifikimit;
  • Mbajtja e kartave nga arkivi aktiv në pasiv
  • Ruajtja e lëndëve të përfunduara;
  • Përzgjedhja dhe ndarja e lëndëve të kompletuara nga depozitimi i arkivit për materialin arkivor dhe materialin e regjistrimit;
  • Hartimi i listës së materialit të regjistrit;
  • Sigurimi i lëndëve arkivore sipas kërkesës dhe porosisë;   
  • Bashkëpunimi me Arkivin Kryesor të Kosovës;
  • Mbajtja e një ditari dhe një libri arkivor;
  • Siguron që arkivimi dhe ruajtja e dokumenteve të rëndësishme komunale të jetë në nivel të kënaqshëm;
  • Përkujdeset që afatet ligjore në lidhje me arkivimin e dokumenteve të jenë të përcjellura;
  • Sistematizon sendet, d.m.th. dokumentet sipas moshës;
  • Përgaditë raporte periodike dhe vjetore dhe kryen detyra të tjera që kërkohen nga drejtori i departamentit të administratës së përgjithshme;

Shërbimi për informacion dhe teknologji –IT

  • Instalon programe (softuer) të nevojshëm për punën e administratës komunale dhe siguron trajnime të nevojshme për punonjësit në lidhje me zbatimin e programeve individuale;
  • Kujdeset për mbrojtjen e bazës së të dhënave dhe arkivimin e të dhënave në përputhje me rregulloret;
  • Kryen kontrollën në qasjen e sistemit të kompjuterëve;
  • Shmang pengesat në punën e paisjeve;
  • Menaxhon dhe e mirëmban ueb-faqen zyrtare të Komunës;
  • Kryen detyra tjera në bazë të kërkesës së drejtoritë të drejtorisë.

Shërbimi për punë në  Asamble

  • Përgaditë dhe përpunon akte dhe materiale për seancat e Kuvendit dhe Komisionet e Kuvendit, organizon dhe merr pjesë në përgaditjen e seancave të Kuvendit dhe komisioneve të tij;
  • Përpunon dhe përgaditë dokumentacionin nga seancat e Kuvendit dhe komisionet e tij;
  • Proceson  aktet e Kuvendit në procedurën e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve të miratuara;
  • Merr pjesë drejtpërdrejtë në mbajtjen e procesverbalit të seancave të Kuvendit dhe organeve punuese, shkrimin dhe shtypjen e procesverbalit;
  • Dorëzon materiale për seanca të Kuvendit dhe komisionet e tij përmes shërbimit komunal, i cili ua dërgon anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe faktorëve të tjerë relevant;
  • Kryen përpunimin juridik dhe teknik të vendimeve dhe akteve të tjera të miratuara nga Kuvendi dhe ia dërgon Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe autoriteteve të tjera përkatëse komunale dhe qendrore;
  • Kryen detyra të tjera siç janë urdhëruar nga organet ekzekutive dhe legjislative të qeverisjes lokale;
  • Siguron zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe përkthimin e të gjitha akteve zyrtare të komunës në gjuhët zyrtare.

Shërbimi për përkthim:

  • Përkthen të gjitha dokumentet komunale në gjuhë zyrtare,në mënyrë që të respektohet barazia e përdorimit të gjuhëve në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve;
  • Përkthen dokumente që zyrtarisht arrijnë në administratën komunale nga Qeveria, ministritë, agjencitë qeveritare, komunat dhe institucionet e tjera.

Zyra për Brazi Gjinore dhe të Drejta të Njeriut:

  • Përgaditë udhëzime dhe strategjinë komunale lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përkujdeset për zbatimin e tyre brenda Komunës;
  • Bashkëpunon me institucionon juridik - Avokatin e Popullit (Ombudsmanin), shërbimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Zyren për Barazi Gjinore në kuadër të Administratës dhe Qeverisje sLokale, lidhur me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe monitoron implementimin e rekomandimeve të cilat komunës ia ka adresuar Avokati I Popullit (Ombusmani) apo institucioni kompetent.
  • Kryen analiza, vlerëson zbatimin e parimeve të të drejtave të njeriut dhe parimeve të barazisë gjinore brenda komunës dhe për atë njofton dhe jep rekomandime organeve kompetente të komunës;
  • Kujdeset për zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore të cilat garantojnë barazinë gjinore, mundësitë e barabarta dhe të drejtat për persona me invaliditet/apo persona me aftësi të kufizuara si dhe komuniteteve pakicë;
  • Kujdeset që të gjitha aktet ligjore të qeverisjes lokale të cilët janë të miratuar në Asamble të mbrohen me të gjitha ligjet që garantojnë të drejtat e njeriut, si dhe lidhur me zbatimin e tyre në praktikë;
  • Propozon ndryshimin dhe/apo plotësimin e akteve dhe strategjive të qeverisë lokale me qëllim të mbrojtjes më të mirë të drejtave të njeriut, plotësimit të standardeve dhe parandalimin e çfarëdo forme të diskriminimit të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore;
  • Mundëson dhe promovon të drejtat e njeriut me organizata ndërkombëtare, shoqatat qytetare, me organizata qeveritare dhe jo qeveritare;
  • Pranon ankesa nga qytetarët dhe të punësuarit lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe ofron ndihmë juridike dhe ndihma të tjera të domosdoshme ndaj këtyre personave në kuptimin e mnrojtjes së të drejtave të njeriut;
  • Organizon aktivitete dhe aksione sikurse që janë seminaret, punëtoritë, ngritje profesionale dhe ligjërata, tryeza të rrumbullakëta dhe të tjera, e të cilat kanë për qëllim të ngrisin vetëdijen e punëtorëve të Komunës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
Pax logo Logo projekta Nsi logo