Asambleistët

Dragan Hristov (Srpska lista)

Kryesuesi i Kuvendit Komunal

Blagica Radovanović
Srpska lista

Branislav Milosavljević
Srpska lista

Cveta Radovanović
GI Za naš Zvečan

Đorđe Radovanović
Srpska lista

Dragiša Milović
GI Za naš Zvečan

Ivan Vasić
Srpska lista

Jelena Nikić
Srpska lista

Lavdim Peci
Samoopredeljenje

Miloš Radosavljević
Srpska lista

Milorad Mlađović
Srpska lista

Nenad Radosavljević
Srpska lista

Mirjana Nikolić
GI Za naš Zvečan

Radomir Vučović
GI Za naš Zvečan

Rajko Jeftić
Srpska lista

Radisav Radomirović
Srpska lista

Zoran Milentijević
GI Za naš Zvečan

Zorica Keljanović
Srpska lista

   

 

 

Kuvendi Komunal

Kuvendi Komunal është organi më i lartë përfaqësues i komunës i zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet Lokale. Kuvendi Komunal i Zveçanit ka 19 asambleistë. Të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal kanë të njejtat kompetenca dhe përgjegjësi në procesin e vendimmarrjes.

Mandati

Mandati i asambleistëve të Kuvendit Komunal është katër vjeçar. Asambleistët e Kuvendit Komunal nuk mund të kenë në të njejtën kohë ndonjë pozitë tjetër publike.

Kompetencat e Kuvendit Komunal

Kuvendi Komunal ka kompetencë që të miratoj Statusin, Rregulloren e Punës, Rregulloret dhe Vendimet e domosdoshme në mënyrë që të aprovohen përgjegjësitë e komunës. Kuvendi Komunal mund të ju besoj kompetenca të caktuara komisioneve të saj, kryetarit të komunës dhe akterëve tjerë dhe mund të revokoj autorizimet e dhëna kurdo që vendos për këtë. Kuvendi Komunal ka buxhetin e saj.

Seancat

Kuvendi Komunal mban të paktën dhjetë seanca vjetore, prej të cilave pesë i mban në gjashtë mujorin e parë të vitit. Këtë  fushë më tej e rregullon Rregullorja e Punës së Kuvendit.

Të gjithë anëtarëve të Asamblesë Komunale dhe qytetarëve do t'u ipet në mënyrë obligative njoftimi me shkrim të paktën shtatë (7) ditë pune para seancës. Një njoftim i tillë përfshihet:

• Datëa e seancës;

• Kohëa e mbajtjes së seancës;

• Vendi i mbajtjes së séances;

• Rendi i ditës së seancës;

• Materiali për seancë

• Të dhëna të tjera, të cilat mund të përcaktohen me Rregulloren për punë.

Të gjithë qytetarët e interesuar mund të kenë qasje në materialet për seancë në organet kompetente të kuvendit.

Seancat e Kuvendit Komunal dhe të gjitha komitetet e tij janë të hapura për publikun. Anëtarëve të publikut u lejohet të monitorojnë dhe marrin pjesë në seancat e Kuvendit Komunal në mënyrën e përcaktuar në Rregulloren e Procedurës.

Kuvendi Komunal ose Bordi me shumicë të votave mund të vendosë që ta përjashtoj publikun nga e gjithë ose një pjesë e seancës pas hapjes së tij:

• nëse mund tëvij deri te çrregullimi ose dhuna;

• nëse do të ishte me rrezik publikimi i informacionit (dokumentit) të ndaluara në bazë të Ligjit për çasje në dokumente zyrtare;

• nëse do të ishte me rrezik zbulimi i informacionit personal ose informacione të ndjeshme të punës;

• Nëse zbulimi i procedurave ligjore aktuale ose në pritje do të rrezikohet.

Në një rast të tillë, Kuvendi Komunal lëshon një njoftim mbi vendimin.

Konflikt interesi

Një këshilltar i Asamblesë Komunale ose një anëtar i një komiteti do të përjashtohet nga procedimet administrative ose vendimmarrja në lidhje me çdo çështje në të cilën ai ose një anëtar i afërt i familjes ka një interes personal ose financiar.

Çdo këshilltar kërkohet të shpalosë çdo konflikt interesi menjëherë kur ato paraqiten në çdo mbledhje pasi këshilltari të marrë pjesë. Secili këshilltar mund të sigurojë informacione për interesat e këshilltarit tjetër.

Para mbledhjes së parë të Asamblesë Komunale, këshilltarët shënojnë një deklaratë të plotë dhe të hapur të statusit të tyre financiar në regjistrin publik, i cili do të mbahet te zyrtari i autorizuar i komunës. Anëtarët e bordit regjistrojnë çdo ndryshim në statusin e tyre financiar sa më shpejtë.

Rregullorja e Procedurës përcakton masat që duhet të merren për të përjashtuar këshilltarët nga procedurat administrative dhe për të marrë vendime në të cilat ata kanë një konflikt interesi.

Komitetet të cilat i themelon Kuvendi Komunal

Kuvendi Komunal I themelon dhe mban seancat e takimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete.

Kuvendi Komunal krijon komitete tjera kur e konsideron si të domosdoshme dhe të nevojshme për kryerjen e përgjegjësive të saj.

Komiteti për komunitete

Kuvendi Komunal e themelon Komitetin e përhershëm për komunitete i cili merret me zgjidhjen e problemeve të komuniteteve të cilat banojnë në hapësirat e komunës së Zveçanit.

Ky komitet përbëhet nga pesë(5) anëtarë të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në Komunë.

Përbërjen e komitetit për komunitete dhe përgjegjësitë e tij i definon Kuvendi Komunal me rregullore, në përputhje me ligjin.

Komiteti për politikë dhe financa

Komiteti për Politikë dhe Financa kryesohet nga Kryetari i Kuvendit Komunal dhe qëndrimi i tij për të mbajtur përfaqësimin e entiteteve poltike në Kuvendin e Komunës.

Komitetii Politikave dhe Finansave  është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha rregullave, dokumentave fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave duke përfshirë planifikimin strategjik, kornizën vjetore buxhetore afatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloret vjetore të tatimit, taksave dhe shpërblimeve, planin e  brendshëm vjetor të qytetit për prokurim, buxheti vjetor afatmesëm dhe çfarëdo ndryshimi i buxhetit gjatë vitit fiskal, poashtu edhe raporti nga Kryetari i Kuvendit dhe jep rekomandimet për veprimin e Kuvendit Komunal.

Pax logo Logo projekta Nsi logo